LAJMI I FUNDIT:

Tre komandantë të Hamasit janë vrarë, pretendon Izraeli – publikon “pamje të operacionit”

Tre komandantë të Hamasit janë vrarë, pretendon Izraeli – publikon “pamje të operacionit”

Tre komandantë të Hamasit janë vrarë ndërsa operacionet tokësore vazhdojnë në Gaza, kanë pohuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet izraelite kanë thënë se aeroplanët luftarakë të drejtuar nga IDF dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit shënjestruan militantët si dhe “infrastrukturën terroriste” në rajon.


Siç është thënë më tej, trupat gjetën gjithashtu një “depo armësh”, e cila u “godit” nga një aeroplan i IDF.

"Kështu duket një tunel i Hamasit": Izraeli publikon një video të spitalit Shifa në Gaza
Lexo po ashtu "Kështu duket një tunel i Hamasit": Izraeli publikon një video të spitalit Shifa në Gaza

“Operacionet tokësore në Rripin e Gazës vazhdojnë; IDF dhe ISA vranë tre komandantë të kompanive të tjera të organizatës terroriste Hamas”.

“Trupat e IDF vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar fluturaket për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake”.

Megjithatë, vë në pah Sky News, aty nuk u detajua se cila pjesë e enklavës së rrethuar palestineze ishte në shënjestër të sulmeve.

Izraeli shpërndau disa imazhe, duke pretenduar se tregonin operacionin ushtarak, por Sky News thotë se nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/