LAJMI I FUNDIT:

TRE hapje të mëdha! TRE dyqane të reja TOP SHOP

TRE hapje të mëdha! TRE dyqane të reja TOP SHOP

Tre hapje të mëdha të dyqaneve Topshop me lokacione të reja në 3 qytetet e mëdha: Pejë, Prizren dhe Gjilan.

Për tre ditë radhazi, bashkëngjituni zbritjeve shpërthyese deri në 70% në brendet e njohura si Dormeo, Delimano, Walkmaxx, Topshop, Shark etj. Mos lejoni te ju ikë mundësia të kompletoni shtëpinë tuaj nga dhoma e fjetjes, deri tek kuzhina me produktet e brendeve më të mira në vend.

Datat 3,4 dhe 5 nëntor konsideroni datat tuaja me fat ku keni mundësinë të ndërroni dyshekun tuaj, setet e çarçafëve, dhe të kompletoni dhomën tuaj të gjumit me produktet Dormeo me ofertat më të mira ndonjëherë.

Begatoni kuzhinën tuaj me setet Delimano Delicia përmes ofertave me zbritje, ekskluzive vetëm për nder të hapjeve të dyqaneve, ku përfshihen produktet: tigan, tenxhere, pajisje elektrike për kuzhinë, ekstraktuesit nga Nutribullet dhe aksesorë të ndryshëm

Ekstraktuesin Nutribullet e keni me zbritjen më të madhe ndonjëherë. Brendi Walkmaxx ofron zbritjen e produkteve dimërore me zbritjen ekskluzive te linjës adaptive me 70% zbritje, duke ju ofruar ngrohtësinë dhe rehatinë e këmbeve përgjatë tërë vitit.

Juve zonja/zonjusha ju mirëpresim me produktet bukurisë dhe shëndetit nga brendi Wellneo ku gjinia e bukur gjënë çdoherë gjuhën e përbashkët.

Pejë e bukur me datën 3,4 dhe 5 Nëntor, për të qenë më afër jush tash e tutje, ju mirëpresim në Korzo tek bulevardi “Mbretëresha Teutë” për të bërë hapjen e pikës më të re të dyqanit Top shop.

Qyteti antik i Prizrenit për tre ditë resht dhe për të vazhduar rrugëtimin tutje do të na bashkojë në objektin e ri të Viva Fresh Store.

Ndërsa qyteti i Gjilanit do të na grumbullojë në qendrën e qytetit tek Shtëpia e Mallrave.

Super ofertat janë të vlefshme vetëm për datat 3,4 dhe 5 nëntor. Ju mirëpresim më zbritjet marramendëse vetëm për ju. Kompletoni shtëpinë dhe vetën tuaj me ne. /Telegrafi/