Në një kthesë tronditëse të ngjarjeve, Jose Mourinho është punësuar si trajner i ri i Romës . 58-vjeçari do të shpresojë ta kthejë La Lupa në pretendentë për titull, por ai nuk mund të ketë asnjë iluzion për sa i përket madhësisë së detyrës me të cilën përballet.
Një njeri i mësuar të drejtojë super klube do të marrë përsipër një skuadër që gjendet në vendin e shtatë në Serie A, dhe duke pasur këtë në mendje, këtu janë tre detyrat më të spikatura në tryezën e Mourinhos.
Mangësitë në mbrojtje
Në rastin më të mirë të tyre, Roma e Paulo Fonsecas ishte e aftë të shfaqte anën sulmuese që tërhoqën lavdërime nga tifozët dhe analsistët. Sidoqoftë, një rekord i keq mbrojtës eklipsoi përfundimisht ato modele goxha sulmuese dhe siguroi që ish-strategu i Shakhtar të mos ishte në gjendje të kualifikohej për Ligën e Kampionëve në asnjë nga dy sezonet e tij në krye.
Mbrojtja e pasigurt e La Lupa ka pranuar 51 gola sezonin e kaluar në Serie A, dhe ata tashmë e kanë tejkaluar atë total me 53 gola të pësuar. Gara për një vend në Ligën e Kampionëve është shuar dhe po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës. Giallorossët kanë pësuar më shumë se 100 gola gjatë dy sezoneve me ish-teknikun e Shakhtar.
Mourinho është i njohur për të qenë një trajner konservator, dhe do të nevojitet një dozë e rëndë pragmatizmi nëse portugezi shpreson të përforcojë mbrojtjen e tij.
Përballjet me skuadrat e mëdha
Gjatë dy viteve të fundit, Giallorossët nuk janë në nivelin e lartë. Një paaftësi për të mposhtur skuadrat superiore ka qenë një temë e përsëritur e regjimit të Fonsecas, dhe Mourinho duhet të gjejë një mënyrë që t’i mposhtë skuadrat e mëdha.
Fitorja e vetme e Fonsecas kundër katër më të mirëve në 2019-20 ishte një sukses në raundin e fundit 3-1 ndaj një Juventusi me rotacion të rëndë që tashmë kishte siguruar Scudetton. Kjo përfaqësonte një kthim të dobët për romakët, por gjërat kanë marrë një kthesë për keq në këtë sezon.
La Lupa është pa fitore në 12 ndeshje kundër tetë të tanishmeve të para (gjashtë barazime, gjashtë humbje) me një diferencë prej -15. Humbjet e rënda kundër Atalantas, Napolit dhe Lazios kanë nënvizuar distancën midis klubit kryeqytetas dhe konkurrentëve të tyre të drejtpërdrejtë.
Çështjet e lëndimeve
Edhe pse përqendrimi kryesor i Mourinho do të jetë në fushën e stërvitjes, ai do të duhet t’i kushtojë shumë vëmendje edhe tryezës së trajtimit. Përpjekjet e La Lupa për të mashtruar konkurrencën e brendshme dhe evropiane kanë dalë të kota përballë një krize në rritje dëmtimesh, me një mori emrash kryesorë që kaluan kohë të konsiderueshme në infermieri gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Maresca i kërkon Chelseat transferimin e lojtarit që kushton 50 milionë euro

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës