Luis Enriques me gjasë nuk do të jetë në krye të Arsenalit, kjo pasi ai ka kërkesa të larta financiare.  

Arsenali mbret në kërkim të pasuesit të Arsene Wenger i cili ka vendosur të largohet nga klubi pas 22 viteve karrierë.


Kandidatë janë dy ish mesfushorët e Arsenalit, Patrick Vieira e Mikel Arteta, ndërsa aty është edhe emri i Massimiliano Allegri.

vieira kritikon presidentin e ri t euml federat euml s italiane hd

Viera për momentin drejton skuadrën amerikane të New York Cityt, ku po bën një punë të shkëlqyer.

Arteta në krahun tjetër është ndihmës i Pep Guardiolas tek Manchester City.

Për Allegrin nuk kem çfarë të flasim.

allegri 1

Italiani ka vendosur rekord te Juventusit, duke fituar katër tituj dhe katër Kupa të Italisë në katër vit.

Këtë nuk e ka bërë askush në pesë kampionatet e mëdha.

Nëse vendosë të largohet nga Juve  këtë verë, Arsenali do të ishte opsioni më i mirë për të treguar të gjithë potencialin e tij si trajner. /Telegrafi/

telegrafi sport app