LAJMI I FUNDIT:

Tre elektriçistë bllokohen nga bora në Kukës, banorët e zonës ua shpëtojnë jetën

Tre elektriçistë bllokohen nga bora në Kukës, banorët e zonës ua shpëtojnë jetën

Sot është rrezikuar jeta e tre elektriçistëve të OSHEE-së, për shkak të motit të keq.

Ata ishin nisur për të riparuar në fshatin në Borje, të Komunës së Kukësit.


Është bërë e ditur se pasi kanë ecur për disa orë në këmbë, punonjësit janë bllokuar nga dëbora, e cila në këtë zonë arrinte deri në 1.5 metër lartësi.

Gjatë ecjes ata janë bllokuar nga dëbora, por për fat të mirë në ndihmë u kanë shkuar menjëherë banorët e fshatit dhe të shtabit të emergjencave duke ua shpëtuar jetën. /Telegrafi/