Është publikuar lista me të nominuarit për eventin më të madh të ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, Los40 Music Awards 2020.

Çmimet janë të ndara në tre kategori: Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.


Në ndarjen e çmimeve të sivjetme do të përfshihen gjithashtu Çmimi i Artë i Muzikës që do t'i dorëzohet të ndjerit, Pau Doné s pas vdekjes së tij më 9 qershor.

Së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve si dhe performancat e gala mbrëmjes së këtij viti.

Si gjithmonë, edhe këtë vit nuk po mungojnë këngëtarët me origjinë shqiptare, të cilët kanë famë ndërkombëtare – e që janë nominuar në disa nga kategoritë e eventit.

Dua Lipa e cila dy vite më parë ishte prezente në Los40 Music Awards dhe rrëmbeu tri çmime, sivjet është e nominuar në katër kategori.

Artistja me prejardhje nga Shqipëria Ava Max është gjithashtu e nominuar në tri kategori, ndërsa hyrje e re për herë të parë sivjet është DJ me prejardhje nga Ferizaj, Regard.

DJ Regard ka arritur që të nominohet për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”, me çka ka shënuar edhe për herë të parë nominimin për një çmim internacional.

Kujtojmë që vitin e kaluar ishin këngëtaret Rita Ora dhe Ava Max, ato të cilat fituan nga një çmim në Los40 Music Awards 2019.

Ndërkohë, kjo është lista e plotë e nominimeve për edicionin e sivjetmë: Kategoria Kombëtare (Spanjolle) ARTISTI/GRUPI I VITIT - David Otero
- David Bisbal
- Pablo Alborán
- Dani Martín
- Aitana

ARTISTI I RI MË I MIRË: - Maikel Delacalle
- Nil Moliner
- Natalia Lacunza
- Lérica
- Miki Núñez

ALBUM MË I MIRË - Beret: Prisma
– David Bisbal: En tus planes
– Dvicio: Impulso
– Amaral: Salto al color
– Estopa: Fuego

KËNGA E VITIT: - David Otero & Taburete: Una foto en blanco & negro
– Pablo Alborán & Ava Max: Tabú – David Bisbal & Aitana: Si tú la quieres
– Nil Moliner & Dani Fernández: Soldadito de hierro
– Aitana & Cali & el Dandee: +

KLIPI I VITIT - Pablo Alborán dhe Ava Max: Taboo - Dani Martín: La mentira
– Lola Índigo, Raw Alejandro & Lalo Ebratt: 4 besos
– Pablo López: Mariposa
– Aitana & Reik: Enemigos

Kategoria Ndërkombëtare ARTISTI/GRUPI I VITIT - The Weeknd
- Dua Lipa - Lady Gaga
- Harry Styles
- Black Eyed Peas

ARTISTI I RI MË I MIRË - Lewis Capaldi
- Tones and I
- Nea
- Doja Cat
- Aya Nakamura

ALBUM I VITIT – Harry Styles: Fine line
– Dua Lipa: Future Nostalgia – The Weeknd: After hours
– Lady Gaga: Chromatica
– Lewis Capaldi: Divinely uninspired to a hellish extent

KËNGA E VITIT - Tones and I: Dance monkey
– Black Eyed Peas y J Balvin: Ritmo
– The Weeknd: Blinding lights
– Lewis Capaldi: Before you go
– Dua Lipa: Don’t start now KLIPI I VITIT - The Weeknd: Lighting Blinding
- Lady Gaga and Ariana Grande: Rain on me
- Tones and I: Dance monkey
- Ava Max: Kings and queens - Dua Lipa: Physical

ARTISTI/PRODUCENTI MË I MIRË I ZHANRIT DANCE – Topic
– Joel Corry
– Regard – Nea
– Surf Mesa

Kategoria Latine ARTISTI/GRUPI I VITIT - Anitta
- Morat
- Maluma
- Danna Paola
- Camilo

ARTISTI I RI MË I MIRË - Rauw Alejandro
- Omar Montes
- Nicki Nicole
- Jay Wheeler
- Bad Gyal

ARTISTI/GRUPI MË I MIRË URBAN – Bad Bunny
– Karol G
– Maluma
– Ozuna
– C. Tangana

KËNGA E VITIT - Karol G & Nicki Minaj: Tusa
– Camilo: Favorito
– Maluma: Hawai
– Rauw Alejandro & Camilo: Tatto (remix)
– J Balvin: Rojo

KLIPI VITIT - J Balvin: Rojo
- Karol G & Nicki Minaj: Tusa
- Maluma: Hawai
- Bad Bunny: I dog only
- Rosalía and Travis Scott
- TKN