LAJMI I FUNDIT:

Tre arsye si marketingu dixhital do t’iu ndihmoj në rritjen e biznesit tuaj

Tre arsye si marketingu dixhital do t’iu ndihmoj në rritjen e biznesit tuaj

Me ndryshimet dhe evoluimin e teknologjive moderne, bizneset e vogla dhe të mesme janë duke bërë çdo gjë për ti ndjekur këto trende. Shumica e bizneseve vetëm se kanë bërë kalimin e tyre në platformat online me qëllim të rritjes të të hyrave dhe të pjesëmarrjes së tyre në treg.
Marketingu Dixhital është një nga industritë me rritjen më të madhe viteve të fundit dhe deri në vitin 2020 të hyrat në këtë industri pritet ta kalojnë shumën prej 300 miliardë dollarë.

Më poshtë i gjeni tre arsye të cilat ju tregojnë se investimi në marketing dixhital është ndikues potencial në rritjen e biznesit tuaj:

Marketingu dixhital është kosto-efektive. Ai i mundëson kompanive të vogla dhe të mesme të konkurojnë për pjesën e tyre në treg. Kompanitë e vogla tani kanë resurse për të bërë kampanja të marketingut të cilat më parë vetëm kompanitë e mëdha kanë mundur t’i përballojnë. Pra, marketingu dixhital, i mundëson bizneseve të targetojnë audiencën e tyre me kosto shumë më të ulët se sa me përdorimin e kanaleve tradicionale të marketingut.

Marketingu dixhital ju mundëson të hyra më të mëdha. Konvertimi më i madh i konsumatorëve përmes teknikave të marketingut dixhital, do t’ju siguroj përfitime më të mëdha për biznesin tuaj. Sipas Google, kompanitë të cilat përdorin strategji të marketingut dixhital, kanë 2.8 herë mundësi më të madha të rritjes të të hyrave se sa ato që nuk përdorin, kurse bizneset e vogla dhe të mesme do kenë 3.3 herë më shumë mundësi të rritjes së bzinesit të tyre.

Marketingu dixhital ju mundëson të komunikoni me audiencën e dëshiruar. Nisur nga fakti se 81% e konsumatorëve i përdorin telefonat për të bërë kërkime në internet për produkte apo shërbime, përdorimi i marketingut dixhital, ju mudëson që ju shumë më shpejt t’i njihni nevojat dhe dëshirat e komsumatorëve.

Kalimi nga marketingu tradicional në marketing dixhital mund të jetë sfiduese për shumë individë dhe kompani.

Digital marketing Institute me seli në Dublin të Irlandës, është trupi nr. 1 në botë për certifikim në marketing dixhital. Me programe të akredituara dhe Bord Industrial të përbërë nga kompani si Google, Facebook, Microsoft, Twitter, LinkedIn, Ogilvy, iProspect etj, Digital Marketing Institute është sinonim i trajnimit dhe çertifikimit global në marketingun dixhital.

E veçanta e këtyre programeve është që ato janë të akredituara dhe njihen në mbarë botën si dhe janë në përputhje me praktikat të cilat përdoren nga kompanitë lidere në këtë fushë.

Kostoja e këtyre trajnimeve në Irlandë e kalon shumën prej 2000 euro.

Ndërsa në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, Kolegji Universum si partner edukativ i Digital Marketing Institute i ofron këto trajnime me një çmim prej 389 € nga 650 € sa ishte më parë, e që është çmim shumë i arsyeshëm në krahasim me vlerën që e merrni.

Regjistrimet në këtë trajnim veçse kanë filluar dhe vendet janë të limituara.

Për më shumë info kontaktoni në: Facebook , email digitalmarketing@universum-ks.org ose përmes telefonit +37744735987

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori