Redon Leka është 21-vjeçari që hodhi kapsolla gjatë koncertit të Bregoviq në ‘Festën e Birrës’ në Korçë duke shkaktuar trazira.
21-vjeçari hodhi kapsolla në mes të turmës që ishin mbledhur për të dëgjuar koncertin aq shumë të komentuar.
Gjatë shoqërimit të Lekës, për në ambientet e Komisariatit, F. K. ka kundërshtuar forcat e policisë, duke penguar punën e tyre.

Ende nuk dihet cili ishte qëllimi i tij, ndërsa është me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës.
Gjatë natës së djeshme u arrestua gjithashtu Kent Çeka, 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në Terminalin e Autobusave, gjatë kontrollit fizik , iu gjet kanabis.
Korçë
Hodhi kapsolla lakrimogjene gjatë Festës së Birrës, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër rendit, sigurisë publike dhe pronës. Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër, që kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të autorit të dyshuar. Në vendngjarje u sekuestrua një kapsollë e paplasur. Arrestohet edhe një 26-vjeçar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës) si edhe filluan procedimin penal për shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xeng, Lushnjë.
Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut.
Gjatë shoqërimit të shtetasit Redon Leka, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës.
Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
Gjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kent Çeka, 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në Terminalin e Autobusave, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën – bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka – të ftoj unë në krevat se për tjetër send s’je ti

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët