LAJMI I FUNDIT:

Me “As Travel”, mund ta shijoni magjinë e pushimeve në Maldive (Video)

Me “As Travel”, mund ta shijoni magjinë e pushimeve në Maldive (Video)

Sot, në ambientet e hotelit Swiss Diamond, Agjensia turistike “As Travel”,  ka prezantuar para të pranishmëve përfaqësuesin e resortit “Atmosphere Hotels and Resorts”, Anand Padmanabhan, i cili ka treguar për ofertat e tyre në pjesët më interesante të Oqeanit Indian.

Ai ka treguar për kushtet dhe çmimet, që i ofron ky resort në atë që njihet si njëri nga destinacionet më të bukura në botë – në Maldive.

Peisazhin e mahnitshëm të kësaj natyre, me rërën e bardhë, ujin e kristaltë, motin ekzotik, kuzhinën e mrekullueshme, pamjen përrallore dhe akomodimin e veçantë që e ofron “Atmosphere Hotel and Resorts”, mund ta prekni duke udhëtuar me agjencinë turistike “As Travel”./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar