LAJMI I FUNDIT:

Trashëgimia saksone në Rumani

Trashëgimia saksone në Rumani

Pjesëtarët e fisit gjerman të saksonëve, arritën në Rumani në shekullin XII, nga viset e Gjermanisë, Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut. Ata u ftuan nga mbreti hungarez Geza dhe roli i tyre ishte të zhvillonin ekonominë dhe të mbronin kufijtë e Mretërisë së Hungarisë nga sulmet nga lindja.

Saksonët ishin punëtorë të mëdhenj, me aftësi për zeje dhe bujqësi. Me gjuhën që i dallonte nga të tjerët, nuk lëvizën për shekuj të tërë nga tokat e tyre. Por, gjërat ndryshuan në dekadat e fundit, me migrimet e fundit të Evropës moderne.


Mes viteve 1978-1989, nën diktatorin komunist Nicolae Ceausescu, shumë saksonë u shitën për para, me marrëveshjet e caktuara qeveritare, për në Gjermaninë Perëndimore. Shumica e shihnin këtë si shpëtim ndaj largoheshin vullnetarisht. Më vonë, pas rënies së komunizmit dhe kolapsit ekonomik, mbi gjysmë milionë ikën mes dhjetorit 1989 dhe pranverës 1990.

Sot, shumë fshatra saksone në Transilvani kanë pak banorë. Malencrav ka veç 120 saksonë.

Doris-Evelyn Zakel, trashëgimtare e një shtëpie në fshatin Țapu, tregoi për BBC se vazhdon të ruaj traditën saksone e cila ka një histori 900-vjeçare në Rumani. Ajo jeton në Zvicër, por rregullisht viziton shtëpinë të cilën e ka trashëguar nga tezjae saj. Përmes mirëmbajtjes mundohet që ta mbajë gjallë akoma trashëgiminë e të parëve.

“Halla ime jetoi këtu për më shumë se 70 vjet. Ishte grua e forte” tha Zak

Sot në Rumani jetojnë afro 12 mijë saksonë, shumica pleq. /Telegrafi/