LAJMI I FUNDIT:

Transportuesit privatë e bllokojnë Shkupin, protesta do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre

Transportuesit privatë e bllokojnë Shkupin, protesta do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre

Transportuesit privatë në kuadër të transportit publik, sot prej orës 07:00 protestojnë me mbi 30 autobusë duke bllokuar tërësisht në të gjitha drejtimet udhëkryqin te “Mavrovasja”, gjegjësisht bulevardin “Goce Dellçev” dhe bulevardin “Krste Petkov Misirkov”.

Nga transportuesit privatë “Sloboda prevoz” thonë se nuk është përcaktuar kohëzgjatja e protestës sepse është planifikuar të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave.


Nga atje bëjnë të ditur se nëse kërkesat e tyre nuk zgjidhen shpejt në ditët në vijim, bllokada do të shtrihet edhe në pjesët tjera të rrugëve në Shkup. Në kuadër të aktiviteteve për zgjidhjen e problemit aktual, sot “Sloboda prevoz” duhet të ketë takim me Bordin e NTP-së, ndërsa në seancën e Këshillit të Bashkisë së Shkupit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të kompanive private.

Për shkak të protestës së paralajmëruar, SPB Shkup nga ora 07:00 do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në dy bulevardet dhe rrugët përreth. MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

“Në takimin me Bordin e NTP-së do të kërkojmë informata lidhur me borxhin e NTP-Shkup dhe pse drejtori nuk i përmbush obligimet e kontratës, si dhe informata për të pavërtetat e paraqitura nga kryetari i komunës për gjoja krim me biletat e transportit dhe vjedhjet e parave”, theksuan dje në një deklaratë për media nga “Sloboda Prevez”.

Ndryshe, të premten, transportuesit privatë kanë marrë premtimin nga Këshilli i Bashkisë së Shkupit se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të tejkaluar problemin me të cilin ballafaqohen transportuesit.

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve Privatë “Sloboda prevoz”, Lenin Jovanovski, në një deklaratë për media të dhënë pas takimit me këshilltarët e qytetit të Shkupit të premten, tha se autobusët e transportuesve privatë nuk do të lëvizin deri në zgjidhjen e problemit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori