Transportonte me autobus 57 emigrantë, arrestohet një person në Obiliq

Një person është arrestuar pasi po transportonte me autobus 57 emigrantë të mërkurën rreth orës 22:00 në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Sipas njoftimit, autobusi me emigrantë është ndaluar për kontrollim nga zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Regjional të Prishtinës në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Tutje thuhet se autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U, kishte në 57 shtetas të huaj (48 nga Siria, pesë nga Egjipti, dy nga Iraku, një nga Palestina dhe një nga Bangladeshi).
Ndërkaq, dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit.
“Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, më 01.06.2022 rreth orës 22:00, është ndaluar për kontrollim nga zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Regjional të Prishtinës një autobus. Autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 nga Siria, pesë nga Egjipti, dy nga Iraku, një nga Palestina dhe një nga Bangladeshi). Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri