Një pronar shtëpie është shprehur i tmerruar pasi një kompani mobiljesh e la divanin e tij të ri të bllokuar në shkallë dhe ia shkatërroi muret.


Screenshot 17 4

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Luke Ansell, 27 vjeç, sapo ishte zhvendosur në shtëpinë e tij të re kur bleu divanin prej 2,000 £ (rreth 2300 euro) që iu dorëzua javën e kaluar.

Screenshot 13 10

Ai tha se dërguesit e siguruan atë se kanë bërë bartje të rënda shumë herë dhe pa probleme por se në këtë rast e braktisën krevatin ‘gjigant’ në gjysmë të rrugës në shkallë.

Screenshot 14 9

Luke i shpërndau fotografitë në Facebook dhe katër "anëtarë të dashur të komunitetit" erdhën për ta ndihmuar atë ta lëvizte dhe ta dërgonte lart.

Screenshot 15 8

Drejtori i shitjeve Luke, nga Bournemouth, Dorset, tha: "Sinqerisht ishte e pabesueshme". /Telegrafi/

Screenshot 19 4