LAJMI I FUNDIT:

Transplantimi i vezoreve, sekreti që femrat të jetojnë më gjatë

Transplantimi i vezoreve, sekreti që femrat të jetojnë më gjatë

Transplantimi i vezore mund t’i bëjë femrat të jetojnë më gjatë dhe të duken më të reja – thotë një studim i ri.

Një studim ku janë testuar minjtë laboratorikë të cilëve i janë ndërruar vezoret e vjetra me ato tjera mund të largojnë problemet shëndetësore të moshës aktuale, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, imunitetin, artritin, imunitetin, funksiononin e trurit e mëlçisë e po ashtu e rrit jetëgjatësinë.

“Ishte mahnitëse. Në studimin tonë me minjtë, më të moshuarat nuk dukeshin për moshën që kishin” – ka deklaruar për The Sunday Express, udhëheqësja e hulumtimit Profesori Jefrrey Mason, nga Universiteti i Shtetit të Utah,

“Synimi jonë është ti bëjmë njerëzit të ndihen të shëndetshëm duke ia zgjatur jetën. Mendoj që ky studim po ecën përpara shumë shpejt, dhe ka shumë mundësi të zhvillohet dhe nuk shoh ndonjë pengesë” – sqaron Mason.

Si pjesë e studimit, hulumtuesit kanë larguar vezoret e minjve që ishin 12 muaj, si dhe kishin kaluar në oestropauzë, ndryshim i njëjtë sikurse tek njerëzit që është menopauza. Ata i kanë zëvendësuar ato me vezore të marra nga minjtë që ishin të vjetër 60 ditë, që është pak a shumë e krahasueshme me një femër të moshës 20 vjeçare.

Pas katër muajsh, Mason testoi sistemin imunitar të minjve dhe gjetën shumë ngjashmëri me ato të minjve më të rinj, shkruan revista Cover. Ekipi i tij po ashtu zbuloi se pas këtij transplanti, minjtë kanë jetuar 40% më gjatë dhe kanë pasur një zemër më të shëndetshme.

Profesori po ashtu shtoi: “Kur këta minj vdiqën ne analizuam trupin e tyre dhe zbuluam se organet e brendshme si: zemra, mushkëritë, veshkat, mëlçitë ishin të shëndetshme sikurse të gjysmës së moshës që ato kishin.

Befasuese është fakti se ato vdesin edhe pse duken të reja. Ne mendojmë se edhe pse e kemi kthyer prapa procesin e pleqërisë dhe e kanë atë që duket rini e përjetshme, është diçka në gjene që i bën të vdesin.

Por nëse vdesin në gjendje fit dhe pa shenja të sëmundjeve të moshës së shtyre, kjo na jep shpresa se mund të bëjmë diçka për të përjetësuar rininë te femrat” – përfundoi Jeffrey Mason. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori