Tash e tri vite qytetit të Pejës i është shtuar një nga diskotekat e cila bëri bujë më së shumti në vend. Fjala është për "Transit Club", ku vazhdon të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Meqë jemi në sezonin veror të koncerteve tashmë çdo natë "Transit Club", krijon një atmosferë të paharruar me këngëtarët më të kërkuar gjithandej.


Kështu, sonte (e premte), reperi Azet i cili jeton dhe vepron në Gjermani, pritet të ndezë atmosferën me projektet e suksesshme që ka publikuar deri më tani.

67417408 2382572325157412 2181942333824565248 n

Ndërkohë, mbrëmja e së shtunës është e rezervuar për këngëtaren shumë të pëlqyer, Dhurata Dora, e cila shquhet për performancat e saj.

Në vazhdim, me datën 28 në "Transit Club" do të jetë reperja nga Prizreni, Tayna, me 29 korrik do të performojë reperi pejan, Gjiko dhe data 30 korrik është rezervuar për reperin e popullarizuar, Ledri Vula.

"Transit Cub" lirshëm mund të thuhet se është vendi i preferuar i shumë të rinjëve, për shkak të komoditetit që ofron. /Telegrafi/

67299365 416954172253239 312593075627098112 n

67403753 1405953612876832 3310880036675911680 n

67476979 2302527126493077 3992179080953856000 n

67033389 2638102229541866 3849457382132285440 n