Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, Maqedonia respekton qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare

Ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska, ka deklaruar se Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës në ministrinë e FSK-së, ku është pritur me një ceremoni ushtarake.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe ministrja maqedonase Shekerinska-Jankovska vazhduan me takimin e përbashkët, pastaj vazhduan edhe me takimin dypalësh në mes dy delegacioneve.
Në konferencën për media, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska tha se është vizita saj e parë në Prishtinë dhe kjo është dëshmi se në çfarë periudhe të vështirë kanë kaluar dy vendet por edhe rajoni, kurse, vetëm këto dy muaj ka pas dy takim me ministrin, gjë që dëshmon se sa dy qeveritë janë të përcaktuara në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore.
Sipas saj, bashkëpunimin do ta dëshmojnë edhe gjatë këtij viti ku do të mbahet edhe seanca e përbashkët e dy qeverive.
“Puna e parë që duhet ta garantojmë fqinjët është të ndihmojnë e jo a bëjnë të kundërtën, kjo do të thotë se për çështjet e ndryshme duhet të jenë të kujdesshëm, prandaj Republika e Maqedonisë çdoherë ka dëgjuar me vëmendje qëndrimin që e ka Republika e Kosovës por edhe qëndrimin që e ka bashkësia ndërkombëtare dhe për këtë arsye ne e përkrahim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare në drejtimin e asaj se duhet të kemi parasysh të gjitha procedurat, situatën politike dhe të gjitha situatat e ndjeshme në rajon. Për këtë arsye ne e respektojmë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për arsye se ata thanë se duhet të respektohen procedurat dhe ndryshimet kushtetuese dhe në këtë pjesë ne si fqinjë të mirë nuk do të përzihemi, por për të gjitha hapat që do të ndërmerren ne jemi të gatshëm ta japim përvojën tonë dhe të japim kontributin tonë“, tha ajo.
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se kanë biseduar për bashkëpunim që e kanë në fushën e arsimimit të kuadrove dhe fushën e stërvitjeve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit, i cili do të bëhet me një marrëveshje që shpresojnë ta nënshkruajnë në muajin e ardhshëm.
“E njoftuam ministren për objektivat dhe proceset për zgjerimin e misionit të FSK-së deri ku kemi arrit që kjo Forcë e Sigurisë do të jetë forcë multi-etnike, forcë profesionale e cila do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, pra diskutuam edhe për kapacitetet që ne i posedojmë, dëshirojmë që mos të jemi vetëm konsumues të sigurisë, por të jemi edhe kontribuues pro-aktiv të sigurisë, sidomos në ato fusha të cilat që ne tani i kemi arritur kapacitetet dhe i posedojmë. Ne si FSK, synojmë dhe synimi jonë është integrimi në NATO, në kuadër të kësaj sa i përket bashkëpunimit rajonal jemi të interesuar që ta avancojmë bashkëpunimin me të gjitha shtetet që janë pjesë e natës dhe shtetet tjera që aspirojnë me qenë në NATO”, tha ai.
Berisha është pyetur edhe për integrimin e komunitetit serb në FSK.
“Këtë vit i kemi rekrutuar rreth 34 qytetarë të Kosovës nga pjesa veriore e Kosovës dhe ata i kanë përfunduar të gjitha procedurat të parapara me ligj në kuadër të FSK-së. Kanë filluar trajnimet në qendrën e trajnimeve ne Ferizaj, po integrohen mirë, janë shumë të kënaqur me fillimin e trajnimeve, me pritjen, po e ndiejnë vetën të barabartë sikur ata që janë strukturë e FSK-së. Ne edhe më tutje do vazhdojmë që FSK-ja të jetë e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, këtë e kemi dëshmuar“, tha Berisha.
Ndryshe, ministrja Shekerinska-Jankovska do të pritet edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët