Frenkie de Jong është prezantuar si futbollist i Barcelonës.

I pranishëm me mesfushorin holandez në prezantim ka qenë edhe presidenti i kataluansve, Josep Maria Bartomeu.


Numri një i Barcelonës ka folur edhe për transferimet e mundshme të Anotine Griezmann e Neymar JR.

Por në një moment ai është përgjigjur në pyetjen nëse është kapiteni Lionel Messi ai që transferon futbollist te Barcelona.

GettyImages 864719436 Josep Maria Bartomeu. (Photo by Alex Capaeros/Getty Images)

Bartomeu ka deklaruar se Messi është vetëm kapiten i klubit dhe nuk merr vendime për transferime të lojtarëve.

“Tash e disa vite thuhet se Messi transferon futbollist, por kjo nuk është e vërtetë. Shpresoj që të shuhet kjo trillim”, deklaroi Bartomeu.

Mediat spanjolle kanë raportuar se është pikërishtë Messi ai që ka kërkuar me ngulm rikthimin e Neymarit në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app