Transferimi te Prishtina me dëmshpërblim - Hashani rrëfen të gjithë historinë
Erdin Hashani ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ai ka rrëfyer shumë histori interesante, mes tjerash edhe për transferimin e tij nga KEK-u te Prishtina.
“Hapi më kryesor ka qenë nga KEK-u te Prishtina”, ka filluar rrëfimin e tij Hashani.
“Isha shumë rehat te KEK-u dhe kur Prishtina u interesuar, mua nuk më bënte shumë përshtypje”.
“Unë as nuk merresha me pjesën e kalimit (transferimit) sepse para se të kaloja te Prishtina, ishin gjashtë muajt më të mirë”, ka vazhduar rrëfimin e tij.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























