Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka komentuar golin dhe paraqitjen e mirë të Xherdan Shaqirit në fitoren 3-1 ndaj Hull Cityt.

Tekniku anglez ka thënë se ishte paraqite e madhe nga ylli shqiptar, por edhe gol i bukur.


“Ishte gol i bukur nga Shaq, ai bëri edhe një paraqitje individuale të madhe”, ka thënë Huges pas ndeshjes.

Shaqiri ka katër gola këtë sezon dhe dy asistime.

Kjo është ndeshja e dytë e tij që nga rikthimi prej lëndimit, në të parën kishte asistuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app