Mali i Zi dhe Kosova do të takohen gjatë muajit të ardhshëm në kuadër të kualifikimeve në kampionatin evropian të vitit 2020.

Malazezët tashmë kanë filluar të përgatiten për ndeshjen e 7 qershorit, e cila do të zhvillohet në kryeqytetin e Podgoricës.


Në një konferencë për shtyp, trajneri Ljubisa Tumbakovic ka vlerësuar lartë lojtarët tanë para sfidës së javës së ardhshme.

20190524080552 91dfb390 2d18 4e86 a324 90eff1d44797 e1558691514411  1

"Ne e kemi shikuar Kosovën dhe është një ekip shumë serioz. Përfundimisht janë më të mirë sesa mund të imagjinohej edhe vinin nga vazoja e pestë. Ata nuk janë për vazon e pestë, ata kanë cilësi, por gjithashtu kanë defekte. Ne i kushtojmë vëmendje të gjithave gjërave që mund të përdorin si avantazh", thotë Tumbakovic.

Mali i Zi do ta mirëpresë Kosovën pa shikues, trajneri ka pohuar se nuk është ndjenjë e mirë që të luhet me shkallët e zbrazët e stadiumit.

"Nuk është mirë kur nuk ka shikues sepse futbolli luhet për tifozët. Është gjithmonë mirë kur kemi përkrahje dhe do të ishte shumë e rëndësishme për ne", tha ai.

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë ët renditjes tabelore të ligës A me një pikë, po aq sa ka edhe Mali i Zi i vendit të katërt. /Telegrafi/

telegrafi sport app