LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Llapit, Batatina: E kemi ditur që do të kemi vështirësi, shpresoj kjo fitore të na kthejë ku e kemi vendin

Trajneri i Llapit, Batatina: E kemi ditur që do të kemi vështirësi, shpresoj kjo fitore të na kthejë ku e kemi vendin

Llapi ka gjetur edhe fitoren e parë sezonale, derisa në shtëpi ka triumfuar me rezultat të pastër përballë Arbërisë 2-0 me golat e Mentor Zhdrellës dhe Ahmed Januzit.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas ndeshjes së sotme duke thënë se kjo fitore do ta këndellë skuadrën “bardhekaltër, duke theksuar se ua ka bërë me dije futbollistëve të Llapit se ndeshjet e para do të jenë të vështira.

“Iu kam thënë futbollistëve që ndeshjet e para janë të vështira sepse kemi marrë 15 futbollistë. S’e meritojmë këtë pozitë ku jemi dhe këtë e dëshmuam edhe sot”, ka thënë Batatina për “Art Sport”.


Tutje, ai ka treguar se çka u ka thënë lojtarëve të tij pas rezultateve negative dhe pozitës së fundit të cilën qëndronte Llapi deri para kësaj xhiroje.

“Iu kam thënë futbollistëve që edhe nëse biem në Ligën e Parë gjithmonë do t’iu mbështetim. Do të punojmë shumë t’i përmirësojmë mangësitë. Shpresoj të jemi një skuadër solide deri në fund të kampionatit, ashtu si kemi qenë që prej rikthimit në Superliga”.

Llapi merr fitoren e parë në Superligë, triumfon me rezultat të pastër ndaj Arbërisë
Lexo po ashtu Llapi merr fitoren e parë në Superligë, triumfon me rezultat të pastër ndaj Arbërisë

“Futbolli nuk është projekt ndërtimor që fillon dhe përfundon, ka sfida dhe duhet t’i kalojmë. Falënderoj kryesinë që na ka mbështetur shumë pavarësisht rezultateve”, ka thënë Batatina. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori