LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i kundërshtarit të mundshëm të Joshuas, Barry: Anthonys i mungonte qëndrueshmëria, lëvizte si roboti

Trajneri i kundërshtarit të mundshëm të Joshuas, Barry: Anthonys i mungonte qëndrueshmëria, lëvizte si roboti

Anthony Joshua ka mbrojtur titullin e kampionit të botës për peshat e rënda.

Boksieri britanik ka triumfuan në saje të nokauti teknik në raundin e dhjetë kundër Carlos Takam.

Por, Joshua nuk i ka fituar të gjitha titujt që ekzistojnë në kategorinë pasi që i mungon edhe titulli i WBO-s, pos atyre të fituarve deri më tani IBF, IBO and WBA.


Joshua fitoi me nokaut teknik, por edhe me pikë ishte në epërsi ndaj Takamit (Foto)
Lexo po ashtu Joshua fitoi me nokaut teknik, por edhe me pikë ishte në epërsi ndaj Takamit (Foto)

E pikërisht një ndër kundërshtarët e mundshëm të Joshuas mund të jetë kampioni i WBO-s, Joseph Parker.

Trajneri i këtij të fundit, Kevin Barry ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme dhe ka zbuluar disa mangësi të britanikut.

“Unë e di që Joshua ka qenë në një numër të madh të ndeshjeve kontrolluese”, tha Barry për News Hub, duke shtuar se “Neve na pëlqen fakti që mjekra e Anthonyt është shumë e dyshimtë në krahasim me mjekrën e Joseph Parkerit”.

“Bombarduesi i Bronztë” – Deontay Wilder, njeriu i vetëm që mund ta mposhtë Anthony Joshuan!? (Foto/Video)
Lexo po ashtu “Bombarduesi i Bronztë” – Deontay Wilder, njeriu i vetëm që mund ta mposhtë Anthony Joshuan!? (Foto/Video)

“Ballafaqimi me Takamin ishte shumë, shumë miqësor. Joshuas i mungonte qëndrueshmëria. Mendoj se dukej shumë i humbur drejt përfundimit të luftës. Lëvizte si robot dhe dukej shumë i ngadalshëm. Gjithçka që pashë më bëri me vërtetë të ngazëllyer kur të ballafaqohemi në ring me këtë djalë”, tha Barry.

Ndryshe, Joshua është përfol se mund të ballafaqohet vitin e ardhshëm edhe me Deontay Wilderin. /Telegrafi/