Trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy ka folur pas humbjes së ekipit të tij kombëtar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.


Golat në këtë fitore të Kosovës u shënuan nga Vedat Muriqi (20') dhe Mërgim Vojvoda (66').

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Çekisë, Silhavy, i cili ka thënë se skuadra e tij kishte raste, por pësuan gola nga gabimet e tyre.

69470870 1678950822235445 8351540392126054400 n 1 Jaroslav Silhavy (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe provuam shumë. Por, ata shënuan nga gabimet tona".

"Unë ia uroj fitoren Kosovës", ka thënë Silhavy pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app