LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i BATE, Alshevsky flet për ndeshjen me Ballkanin: Do të luajmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Trajneri i BATE, Alshevsky flet për ndeshjen me Ballkanin: Do të luajmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Trajneri i BATE Borisov, Kirill Alshevsky, beson se skuadra që ai drejton mund ta eliminojnë kampionin e Kosovës, Ballkanin dhe të paraqiten në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24.

Ballkani dhe BATE Borisov do të përballen në fazën e play-offit të Ligës së Konferencës, ku fituesi avancon në grupe.


Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe BATE-s, zhvillohet javën e ardhshme në Kosovë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo kthyese zhvillohet në Hungari në stadiumin “Mezokovesd Varosi” që ka kapacitet prej 4500 ulëseve.

Trajneri i BATE-s, Kirill Alshevsky, duke folur për faqen zyrtare të klubit ka vlerësuar skuadrën e Ballkanit, por ka thënë se është një kundërshtar që mund të kalohet.

“Ballkani është një ekip i mirë, i cili ka treguar paraqitje të mira në kualifikimet e këtij edicioni, ku luajti edhe kundër Ludogoretsit. E kemi parasysh se çfarë na pret në ndeshjen e parë në Kosovë por jemi të gatshëm për këtë duel”.

“Besoj se me paraqitjen tonë dhe planin që e kemi, do të luajmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kjo është shumë e rëndësishme për ekipin tonë”.

Çfarë duhet të dini për BATE Borisovin, kundërshtarin e fundit të Ballkanit para fazës së grupeve
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për BATE Borisovin, kundërshtarin e fundit të Ballkanit para fazës së grupeve

“Do të jenë ndeshje të forta dhe besoj në ekipin tim dhe sigurisht që pres rezultat të favorshëm qysh në ndeshjen e radhës”, ka thënë Alshevsky.

BATE Borisovi, u eliminua në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës nga Sheriff Tiraspoli i Moldavisë, me rezultatin e përgjithshëm 7-3.

Klubi bjellorus është më i suksesshëm i futbollit në këtë vend, me 15 tituj kampioni të fituar dhe është i vetmi klub nga Bjellorusia që ka luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori