LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Azerbajxhanit, Gurbanov: Kosova ishte më e fortë, fitoi me meritë kundër nesh

Trajneri i Azerbajxhanit, Gurbanov: Kosova ishte më e fortë, fitoi me meritë kundër nesh

Kosova ka shënuar një fitore madhështore gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë ka deklasuar në stadiumin Fadil Vokrri kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Pas takimit ka folur trajneri i ekipit mysafir, Gurban Gurbanov, duke uruar ekipin tonë tha se ishte një fitore e merituar e “Dardanëve”.


“Urime për ekipin kombëtar të Kosovës për një fitore të merituar. E dija fuqinë e kundërshtarit, por erdhëm këtu me dëshirën për të fituar. Duhej të fitonim. Goli i pranuar në minutat e para ishte një goditje për lojtarët tanë. Pothuajse çdo goditje e tyre përfundoi me një gol”.

“Unë nuk do t’i kritikoj lojtarët. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku. Gjithkush e donte fitoren. Por sot ne kemi mësuar fuqinë e vërtetë të një kundërshtari. Mund të them vetëm fjalë të mira për Kosovën. Unë nuk dua ta shoqëroj humbjen me asgjë. Kosova ishte më e fortë se ne”.

Gjithçka që ndodhi në ndeshjen KOSOVË 4-0 Azerbajxhan
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në ndeshjen KOSOVË 4-0 Azerbajxhan

“Kam thënë shumë herë se ne kemi nevojë për të përmirësuar kampionatin tonë, për të rritur potencialin e lojtarëve. Tani është e vështirë të thuhet se çfarë na pret. Nuk do të mund që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje për një kohë”, tha Gurbanov.

Kosova pas kësaj fitore del prej fazës së grupeve si lidere, ku në gjysmëfinale për kualifikim të kampionatit evropian të vitit 2020, do të takohet me Maqedoninë. /Telegrafi/

Brenda zhveshtores së Përfaqësueses - festa e merituar e një triumfi madhështor
Lexo po ashtu Brenda zhveshtores së Përfaqësueses - festa e merituar e një triumfi madhështor

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori