LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që ndodhi në ndeshjen KOSOVË 4-0 Azerbajxhan

Gjithçka që ndodhi në ndeshjen KOSOVË 4-0 Azerbajxhan

Kosova zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve. Skuadra e parë ishte nikoqire e Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku fitoi me rezultat 4-0.

Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale dhe drejtpërdrejt për secilin detaj në lidhje me këtë përballje jashtëzakonisht të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.

20/11/2018 22:34

Përfundon ndeshja: KOSOVA 4-0 Azerbajxhani

Arritje historike për Kosovën në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja jonë e ka përfunduar në vend të parë fazën grupore në Grupin 3 të Ligës D.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, dhe mban vendin e parë në grup me 14 pikë.

Në gjysmëfinale të Ligës D, Përfaqësuesja jonë do të luajë kundër Maqedonisë në Shkup.
20/11/2018 22:32

90′ Tri minuta lojë shtesë dhe pritet fishkëllima e fundit për festën e madhe.

20/11/2018 22:32

12.532 tifozë e shijuan këtë superfitore.

20/11/2018 22:30

88′ Përpjekje të dështuara të mysafirëve për ta shënuar golin e nderit. Por, Arijaneti dëshiron ta mbyllë debutimin e tij pa pranuar gol.

20/11/2018 22:27

85′ Besar Halimi zë vendin e Valon Berishës. Hekuran Kryeziu merr shiritin e kapitenit.

20/11/2018 22:25

83′ Nuk ngopet Kosova. Rrezikon sërish përmes Kolollit, nga një rast i krijuar nga talenti zhegrova.

20/11/2018 22:22

80′ Zhegrova tregohet i rrezikshëm në këto minuta, nxjerr gjuajtje të lirë në afërsi të zonës. Gjuajtja e Benjamin Kolollit përfundon mbi rrjetë.

20/11/2018 22:17

HET-TRIK ZENELI

76′ Edhe një herë është Arbër Zeneli. Një asistim i bukur nga largësia dhe numri 10 kompleton het-trikun. Tashmë festa mund të fillojë.

20/11/2018 22:17

75′ Me të hyrë në lojë Zhegrova krijoi rast për Nuhiun që nuk u shfrytëzua në mënyrën më të mirë.

20/11/2018 22:15

74′ Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Milot Rashicës që përcillet me duartrokitje.

20/11/2018 22:14

Krahas simboleve shtetërore, në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mungon edhe flamuri kombëtar shqiptar.

20/11/2018 22:13

71′ Kosova nuk heq dorë nga ndërtimi i aksioneve dhe rrezikimi i portës kundërshtare, derisa mbrohet me shumë sukses.

20/11/2018 22:10

67′ Atdhe Nuhiu inkuadrohet në vend të Vedat Muriqit.

20/11/2018 22:08

66′ Lojtarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vëmendshëm, derisa portieri Muriqi bën një tjetër pritje për të treguar cilësitë e tij.

20/11/2018 22:02

E pandalshme Kosova, 3-0

61′ Gjuajtje e lirë. Harkim fantastik nga Benjamin Kololli. Amir Rrahmani shënoi me kokë.

20/11/2018 22:00

58′ Tjetër aksion rreziku i krijuar nga Milot Rashica, i cili harkoi në zonë, ndërsa topi u kthye te Herolind Shala, i cili provoi nga largësia.

20/11/2018 21:57

55′ Kontroll mahnitës i lojës nga lojtarët e skuadrës sonë.

20/11/2018 21:51

GOOOOOOL, Kosova 2-0 Azerbajxhani

50′ Me të filluar gjysma e dytë, Kosova shënon edhe golin e dytë. Vedat Muriqi asiston dhe Arbër Zeneli sërish i pagabueshëm.

20/11/2018 21:35

Statistikat e pjesës së parë

Kosova ka epërsinë tejet të rëndësishme me rezultat 1-0 pas pjesës së parë ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Klikoni për ta lexuar LAJMI I PLOTË për statistikat e pjesës së parë.

(Foto: Uefa.com)
(Foto: Uefa.com)
20/11/2018 21:31

Përfundon pjesa e parë: Kosova 1-0 Azerbajxhani

45′ Ka përfunduar me epërsi prej 1-0 pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Goli fantastik i Arbër Zenelit e bën diferencën pas 45 minutash. Për më shumë, Kosova e dominoi pjesën e parë të kësaj sfide.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori