LAJMI I FUNDIT:

Trajleri përplas makinën e çiftit gjerman, humb jetën gruaja në Qafë Thanë

Trajleri përplas makinën e çiftit gjerman, humb jetën gruaja në Qafë Thanë

Një aksident me pasojë vdekjen e një gjermaneje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Qafë Thanë.

Një trajler ka rrëshqitur dhe ka goditur një makinë që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj. Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital.


Njoftohet ka qenë duke zbritur Qafë Thanën kur ka rrëshqitur dhe ka goditur mjetin e vogël. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, i gjashti për ditën e sotme në aksin Pogradec-Prrenjas.

Po ashtu, kjo është turistja e tretë që humb jetën në vendin tonë në harkun kohor të pak orëve.

Më herët, policia e Tropojës njoftoi se dy turiste, një belge dhe një franceze u gjetën të pajeta në Valbonë, pasi ranë aksidentalisht në greminë.

“Prrenjas – Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)“

“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha dhe policia në një njoftim për mediat./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori