LAJMI I FUNDIT:

Trajkovski: Urdhri për hapjen e dyerve, ishte i atij i cili urdhëroi policinë për në fshat

Trajkovski: Urdhri për hapjen e dyerve, ishte i atij i cili urdhëroi policinë për në fshat

“Dyert e Kuvendit u hapën nga Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, të cilët tani janë të amnistuar. Urdhri që të hapen dyert të gjithë e dimë se i kujt ishte, i atij që urdhëroi policinë për në fshat”, tha Vllatko Trajkovski në fjalët përfundimtare të tij, një nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e ” 27 prillit”.

Ai tha se ishte në mesin e të akuzuarve në këtë rast vetëm sepse u gjet në vendin dhe kohën e gabuar. “Nëse dyert e Kuvendit nuk do të hapeshin, asgjë nuk do të kishte ndodhur”, theksoi Trajkovski.


Gjyqi është në rrjedh. Sot fjalët përfundimtare do t’i thonë edhe të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha, i cili në mbrojtje të tij së pari tha se sulmi në Kuvend drejtohej nga selia e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/