LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Kosova kishte mundësi ta arrestonte Radoiçiqin, por nuk e bëri

Trajkoviq: Kosova kishte mundësi ta arrestonte Radoiçiqin, por nuk e bëri

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sot se Milan Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

Trajkoviq tha se organet e sigurisë së Kosovës kanë pasur disa mundësi që ta arrestojnë kreun e grupit serb që organizoi sulmin terrorist në veri të vendit më 24 shtator, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.


“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të ketë ndodhur pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë”, ka shkruar Trajkoviq në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tonë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë
Lexo po ashtu Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Kurti ka paralajmëruar se Serbia përmes Radoiçqit po përgatit sulme të reja ndaj vendit tonë.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëzon ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori