Një poezi e vitit 1903, e cila përshkruan në mënyrë të përsosur tmerrin dhe monotoninë e luftës, e ka shndërruar trailerin e filmit 28 Years Later [28 vite më vonë] në një sensacion. Çfarë e bën atë kaq të tmerrshëm?
Nga: Boris Starling / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Ky është ndoshta traileri më i frikshëm që do të dëgjoni këtë vit. Jo, jo ai që do të “shihni”, edhe pse pamjet janë mjaft të frikshme – një trup i përgjakur që varet me kokë poshtë, pirgje me kafka, një maskë tmerri – por, ai që do të dëgjoni. Traileri që do të ketë premierën në vitin 2025, 28 Years Later – filmi i fundit në trilogjinë e zombive, i realizuar nga Danny Boyle dhe Alex Garland, pas 28 Days Later [28 ditë më vonë] të vitit 2002 dhe 28 Weeks Later [28 javë më vonë] të vitit 2007 – shoqërohet me një recitim të poezisë së Rudyard Kiplingut, Çizmet [Boots].
Poezi nga Rudyard Kipling:
– Nana jem’
– Në munç
– Nëse
Asnjë kolonë zanore nuk do të ishte më shqetësuese apo më tronditëse, dhe pakkush do të kishte mbërthyer imagjinatën kolektive të botës së internetit siç ka bërë poezia Çizmet, me mijëra shpërndarje në mediat sociale dhe komente pëlqyese.
E shkruar në vitin 1903, Çizmet përshkruan mendimet e një këmbësori të Ushtrisë Britanike që u detyrua të marshonte në Afrikën e Jugut – gjatë Luftës së Dytë të Boerëve e cila sapo kishte përfunduar. Monotone dhe qëllimisht përsëritëse, poezia është matur me saktësi: leximi i katër fjalëve të para të çdo vargu me një ritëm prej dy fjalësh në sekondë përkon saktësisht me ritmin në të cilin marshonin ushtarët. Traileri përdor vetëm disa pjesë të poezisë, ndërsa tmerri shtohet në secilin varg.
Shtatë – gjashtë – njëmbëdhjetë – pesë – njëzet e nëntë milje sot
Katër – njëmbëdhjetë – shtatëmbëdhjetë – tridhjetë e dy një ditë më parë –
Çizme – çizme – çizme – çizme – duke lëvizur lart e poshtë sërish!
Nuk ka shpëtim nga lufta!
Mos – mos – mos – mos – shiko çfarë është përpara teje.
Çizme – çizme – çizme – çizme – duke lëvizur lart e poshtë sërish;
Burra – burra – burra – burra – burrat çmenden duke i parë ato,
Dhe nuk ka shpëtim nga lufta!
Nëse – sytë – e tu – mbyllen – do të të mposhtin!
Çizme – çizme – çizme – çizme – duke lëvizur lart e poshtë sërish –
Nuk ka shpëtim nga lufta!
Provo – provo – provo – provo – të mendosh diçka tjetër
Oh – Zoti – im – më – mbroj nga çmenduria!
Çizme – çizme – çizme – çizme – duke lëvizur lart e poshtë sërish!
Nuk ka shpëtim nga lufta!
Por, nuk janë vetëm fjalët ato që mbeten në mendje: është edhe mënyra se si ato recitohen. Regjistrimi i përdorur është i vitit 1915 nga aktori amerikan Taylor Holmes, i cili luajti në më shumë se 100 shfaqje në Broduej në gjysmën e parë të shekullit XX. Recitimi i tij është i matur që në fillim, me shqiptim të qartë dhe me zanoret që zgjasin pak më shumë se zakonisht; por, në mes të deklamimit, zëri i tij dridhet në disa fjalë, dhe në strofën e fundit ai praktikisht ulërin, duke humbur çdo arsye përballë çmendurisë së ushtarit të këmbësorisë. Është një material i vërtetë për makthe.
Versioni i Holmesit është aq ikonik, prandaj nuk është hera e parë që përdoret. Jo vetëm që u përdor në fushatën e marketingut për lojën Call of Duty: Black Ops 6 këtë vit, por është përdorur edhe në trajnimet e vërteta ushtarake të ShBA-së, duke u luajtur në sfond për të imituar stresin gjatë marrjes në pyetje.
“Kushdo që ka ndjekur shkollën e Mbijetesës, Shmangies, Rezistencës dhe Arratisjes (SERE) të Marinës Amerikane, nuk e harron kurrë këtë poezi”, thotë autori dhe ish-aviatori Ward Carroll. SERE është një nga trajnimet më intensive që ndjekin ushtarakët amerikanë, dhe mund të paramendohen efektet e dëgjimit të vazhdueshëm të zërit të Holmesit gjatë lodhjes, demoralizimit dhe dezorientimit.
Përveç dëshirës për të parë filmin kur të dalë në qershorin e ardhshëm, suksesi i trailerit të 28 Years Later pritet të ketë dy efekte kryesore. Së pari, do të ndryshojë mënyrën e krijimit të trailerëve. Ata nuk janë më thjesht promovime për filmat që priten të dalin: ata po konsiderohen gjithnjë e më shumë si vepra të vogla arti, dhe më të mirët prej tyre, si ky, mund të bëhen viralë.
Në vitet e fundit, trailerët kanë ndjekur zakonisht një model të caktuar: rishikim i një kënge të famshme mbi pamje që shpeshherë tregojnë pothuajse të gjithë historinë e filmit. Me suksesin në internet të 28 Years Later, mund të presim që regjisorët të kërkojnë poezi të tjera po aq të frikshme, si “Në trurin tim ndjeva funeralin” [I felt a funeral, in my brain] nga Emily Dickinson, Ardhja e dytë [The Second Coming] nga W.B. Yeats apo çdo gjë nga Edgar Allan Poe.
Së dyti, ky trailer do të prezantojë një brez të ri me veprat e Kiplingut. Ai, natyrisht, është më i njohur për Librin e Xhunglës [The Jungle Book], edhe pse përshtatjet e Disney-t të viteve 1967 dhe 2016 kanë thjeshtuar kompleksitetin e origjinalit. Dy vargjet e tij nga poema Nëse [If] – “Nëse mund të takohesh me Triumfin dhe Fatkeqësinë / Dhe të dy ata mashtrues t’i trajtosh njësoj” – janë gdhendur në hyrjen për lojtarë në Qendrën e Tenisit në Uimbëldon.
Por, ai ka krijuar shumë më tepër se këto vepra, edhe pse disa pjesë të krijimtarisë së tij tani konsiderohen problematike. Do të ishte e vështirë për dikë që të miratonte përdorimin e poezisë Barra e njeriut të bardhë [The White Man’s Burden], e cila u botua në të njëjtën përmbledhje me Çizmet dhe që tani kritikohet si imperialiste dhe raciste.
Kipling ishte një autor i frytshëm dhe i gjithanshëm, që lëvizte lehtësisht midis prozës dhe poezisë dhe shkruante si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur. Ai mbetet fituesi më i ri i Çmimit Nobel për Letërsinë, të cilin e pranoi në moshën 41-vjeçare. “Kiplingu më duket, mua personalisht, si njeriu më i kompletuar gjenial, krejt ndryshe nga çdo inteligjencë tjetër që kam njohur ndonjëherë”, ka thënë Henry James. Do të ishte një sprovë mjaft bashkëkohore nëse traileri i një filmi me zombi do ta nxiste Brezin Z të testonte këtë pohim për veten e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Shaban Polluzhës dhe Mulla Ilaz Brojës në Sanxhak, në vjeshtën e vitit 1941
Gjithçka që mendonit se dinit për George Orwellin - është e gabuar!
Shkëlqimi i harruar i motrës së Simone de Beauvoirit
Katër tablo të piktorit Leon Zherom
PASTHËNIA E UJKUT PËR PËRRALLËN E KËSULËKUQES
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë