LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në plazhin e Kavajës: Babai ishte futur në det për t’i shpëtuar dy djemtë e tij nga dallgët

Tragjedia në plazhin e Kavajës: Babai ishte futur në det për t’i shpëtuar dy djemtë e tij nga dallgët

Tre persona humbën jetën tragjikisht të dielën në plazhin e Vilë-Bashtovës, në Kavajë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të dielës.


50-vjeçari ka hyrë menjëherë në det për t’u ardhur në ndihmë dy djemve të tij 13 dhe 15 vjeç, por fatkeqësisht asnjëri prej të treve nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tragjedi në Kavajë, mbytet në det babai me dy djemtë e mitur
Lexo po ashtu Tragjedi në Kavajë, mbytet në det babai me dy djemtë e mitur

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kur ka ndodhur tragjedia, kanë marrë shërbimin e urgjencën në Rrogozhinë kur kanë bërë debat me shoferin e ambulancës pasi kjo e fundit ka mbërritur më tepër se gjysmë ore me vonesë.

I pyetur nga Euronews Albania, kreu u Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tha se nga thirrja deri në mbërritjen e ambulancës nga Rrogozhina “kanë kaluar vetëm 22 minuta”.

Trupat e pajetë të familjarëve deklarohet se janë dërguar në spitalin e Kavajës dhe pritet të nisen në atë të Durrësit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie në sezon pushimesh./Telegrafi/

Videon mund ta shikoni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori