Tragjedi në Shkup, nëna me fëmijën hidhen nga ndërtesa

Policia-mk
Një nënë me një fëmijë në krahë është hedhur sot rreth orës 14:00 nga një ndërtesë në Karposh, ku si pasojë të dy kanë humbur jetën në vendngjarje.
“Sot (02.03.2026), rreth orës 14:15, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit nga ballkoni i një ndërtese janë hedhur një person i gjinisë femërore dhe një fëmijë i mitur, të cilët kanë ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë”, thonë nga MPB për "TV21".
Ekipet policore ndodhen në terren dhe po zhvillojnë hetime, pas të cilave pritet të përcaktohet identiteti i viktimave. Nga Prokuroria konfirmojnë se është duke u kryer edhe ekspertiza për rastin.
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































