LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi e rëndë në Itali, roboti aksidenton për vdekje punëtorin kosovar

Tragjedi e rëndë në Itali, roboti aksidenton për vdekje punëtorin kosovar

Tragjedi e rëndë ka ndodhur në një fabrikë për prodhimin e mobilieve në Treviso të Italisë, ku kosovari 44 vjeçar, Shpejtim Gashi ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Mëngjesin e ditës së sotme (e hënë) punëtori nga Kosova ka humbur jetën derisa është aksidentuar nga roboti të cilin po e drejtonte.


Kolegët e kosovarit kanë qenë të parët që kanë dhënë alarmin, por ekipet mjekësore nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pos që e kanë konfirmuar vdekjen e 44 vjeçarit.

Shpejtim Gashi ka jetuar me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët në Ponte di Piave të Trevisos.

Kompania pas konsultimeve me sindikatat ndaloi punën, pas vdekjes së punëtorit të tyre, njoftojnë mediat lokale nga Treviso, përcjell Telegrafi.

“Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtuan ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“3B (kompania në fjalë), është e angazhuar për të siguruar punë të sigurt në përputhje me ligjet ekzistuese”, thuhet më tej në njoftimin e kompanisë ku punonte kosovari.

Sindikata e punëtorëve duke përshkruar rastin tragjik të 44 vjeçarit nga Kosova, vë në dukje nevojën për trajnimin e vazhdueshëm të punëtorëve.

Sindikata thotë se Gashi ishte një punëtor i kualifikuar me një përvojë 20 vjeçare.

Sipas njoftimit të sindikatës, thuhet se nga një hetim fillestar dyshohet se punëtori kosovar, në momentin e tragjedisë ishte në një zonë të ndaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori