"Tragjedi e madhe" - reagime të shumta nga artistët pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit

Humbja e papritur e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur thellë komunitetin muzikor shqiptar dhe fansat e tij.
Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa kolegë, miq dhe admirues kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar kontributin dhe personalitetin e tij të veçantë.
Mes artistëve që reaguan ishin Ramadan Krasniqi – Dani, Gili, Vesa Luma, Rovena Stefa, Dafina Zeqiri, Robert Berisha dhe Stresi.

Të gjithë shprehën dhimbjen e tyre për humbjen e Kasapit dhe përkujtuan momentet e përbashkëta, performancat muzikore dhe marrëdhëniet e ngrohta personale me të.
Mesazhet e tyre përmbajnë ngushëllime për familjen dhe për publikun shqiptar, duke treguar se humbja e Shpatit ndjehet në të gjithë komunitetin e muzikës shqiptare.
Këto reagime të shumta dhe të ndjera tregojnë jo vetëm ndikimin e madh që Shpati kishte në skenën muzikore, por edhe lidhjen e fortë emocionale që ai krijoi me kolegët dhe fansat gjatë karrierës së tij.
Më poshtë reagimet e plota:





/Telegrafi/













































