LAJMI I FUNDIT:

Trafikonin shqiptarët në Angli, arrestohet 15 persona

Trafikonin shqiptarët në Angli, arrestohet 15 persona

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar sepse trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në kamionë.

Policia tha të Premten se gjatë një operacioni kishte gjetur 37 shtetas shqiptarë në një hotel në gent të Belgjikës që prisnin të kalonin Në Angli

Drejtuesi i bandës së dyshuar për trafikimin e qenieve njerëzore është një 29-vjeçar shqiptar,i cili u arrestua në të njëjtin qytet të hënën, duke e rritur numrin e arrestimeve.

Nga të arrestuarit, 12 ishin në Belgjikë, dy në Angli dhe një në Gjermani.

Të dyshuarit e arrestuar jashtë Belgjikës do të ekstradohen nën një Urdhëresë Evropiane të Arrestimit për t’u përballur me akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore.

Policia Federale Belge, e cila drejtoi hetimin, u koordinua me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata thanë se shtetasit shqiptarë, Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç, u arrestuan në Londër të Martën dhe akuzohen se drejtonin kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar.

Emrat dhe kombësitë e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë lëshuar ende.

Mërgimtarët, kryesisht shqiptarë, do të paguanin deri në 15 mijë euro (13.300 sterlina) për grupin, i cili përdorte hotelin në Gent si një zonë mbajtëse, dhe personat që do të trafikoheshin do të fshiheshin në kamionë me ndarje speciale dhe me bashkëpunimin e shoferëve. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori