LAJMI I FUNDIT:

Trafik armësh dhe droge drejt Maqedonisë së Veriut, bien në pranga tre persona në Elbasan

Trafik armësh dhe droge drejt Maqedonisë së Veriut, bien në pranga tre persona në Elbasan

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për trafik droge dhe armësh drejt Maqedonisë së Veriut.

Gjatë operacionit “Bags” u arrestua një 28-vjeçar që transportonte dy qese me 27.3 kg cannabis, ndërsa gjatë operacionit “Entrance” u arrestuan dy persona të cilët tentuan të trafikonin një kallashnikov dhe municion luftarak.

Në fshatin Rrajcë të Prrenjasit ra në pranga E. A., 28 vjeç banues në Fushë Krujë, i cili po udhëtonte me makinën tip “Toyota”.


Ndërsa S. M., 21 vjeç dhe pasagjeri A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë u arrestuan në hyrje të qytetit të Elbasanit.

“Si rezultat i 2 hetimeve me metoda proaktive, të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Elbasanit, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, dhe të ndjekura në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan brenda 12 orëve, 2 operacione policore, kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit.

-Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bags”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan për kontroll, automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. A., 28 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në këtë automjet u gjetën 2 qese me rreth 27.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila dyshohet se do të trafikohej nga shtetasi E. A., drejt RMV-së. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 28-vjeçari dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike.

-Në kuadër të operacionit “Entrance”, në hyrje të qytetit të Elbasanit, u lokalizua dhe u ndalua për kontroll, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M., 21 vjeç, dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë. Në këtë automjet u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, si dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

View this post on Instagram

A post shared by Tv Klan Video (@tvklanvideo)

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori