LAJMI I FUNDIT:

Toyota tërheq nga tregu disa vetura elektrike shkaku i problemeve me rrota

Toyota tërheq nga tregu disa vetura elektrike shkaku i problemeve me rrota

Gjiganti industrial i veturave Toyota do të tërheq nga tregu 2,700 veturat e para elektrike, për shkak të frikës se rrotat mund të “dalin nga vendi”.

Një zëdhënës tha për BBC se “bulonat e rrotave të bZ4X “mund të lirohen deri në atë pikë kur rrota mund të shkëputet nga makina për shkak të përdorimit me kilometrazh të ulët”.


Tërheqja e këtyre veturave vije pas më pak se dy muajve kur vetura u lëshua në tregun e Japonisë, transmeton Telegrafi.

Nga prodhuesi i veturave Subaru thanë se për të njëjtin shkak edhe ata do t’i tërheqin nga tregu 2,600 vetura që ata i prodhuan në bashkëpunim me Toyotan.

Gjatë së premtes nga Toyota deklaruan se kanë bërë thirrje për tërheqje nga tregu të 2,700 veturave të modelit bZ4X në SHBA, Evropë, Kanada dhe Japoni, kjo për shkak të sigurisë.

“Në qoftë se një rrotë shkëputet nga vetura gjatë ngasjes, mund të qojë në humbjen e kontrollit të veturës dhe rrit rrezikun e një përplasje. Askush nuk duhet që t’i ngasë këto vetura për deri sa që të bëhet rregullimi i kësaj avarie”, tha tutje zëdhënësi. /Telegrafi/