LAJMI I FUNDIT:

Toyota shfaqë vetëm një pjesë të modelit TRD Pro që e lanson nesër (Video)

Toyota shfaqë vetëm një pjesë të modelit TRD Pro që e lanson nesër (Video)

Makina SUV, pritet të jetë e aftë për të gjitha terrenet

Deri më tani, Toyota ka bërë të ditura vetëm disa detaje të modelit Tacoma, të cilin do ta shohim zyrtarisht në Chicago Auto Show, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ky nuk duket të jetë i vetmi model nga prodhuesi japonez, që në panairin e Çikagos do ta sjellë edhe modelin e ri të TRD Pro.

Në videon e shkurtër që është shpërndarë në internet, makina e re shihet pjesërisht, teksa lëvizë me shpejtësi nëpër terrene të ndryshme.

Gjithçka përfundon papritmas, por jo pa u bërë e ditur edhe data se kur do të shfaqet në tërësi, që nënkupton se është dy ditë para aktivitetit automobilistik. /Telegrafi/