LAJMI I FUNDIT:

Toyota shfaq siluetën e një koncepti tjetër të modelit Supra (Foto)

Toyota shfaq siluetën e një koncepti tjetër të modelit Supra (Foto)

Kësaj radhe, është një makinë për gara

Prodhuesi japonez Toyota, më në fund bëri të ditur se modelin e shumëpritur Supra, do të prezantojë në panairin e Detroitit që zhvillohet gjatë muajit janar, transmeton Telegrafi.


Në po të njëjtin muaj, pritet ta shohim edhe një model tjetër nga e njëjta linjë e prodhimit.

Tokyo Auto Show që nisë më 11 janar, do të jetë organizimi që do të shfaqet kjo Toyota e quajtur GR Supra Super GT.

Megjithatë, kemi të bëjmë vetëm me një koncept, të cilit deri më tani i është shfaqur vetëm silueta.

Bazuar në emrin dhe siluetën, pritet që kjo makinë të jetë krijuar për të konkurruar me modelet sportive të Lexus. /Telegrafi/