LAJMI I FUNDIT:

Toyota RAV4 është zyrtarisht vetura që ofron sigurinë më të lartë

Toyota RAV4 është zyrtarisht vetura që ofron sigurinë më të lartë

Vlerësohet lart, me notat më të mira për sigurinë në rast të aksidentit të mundshëm

Teknologjia moderne, po ua mundëson edhe makinave q nuk janë aq të shtrenjta, të kenë siguri sa më të lartë, transmeton Telegrafi. Kia është një ndër prodhuesit, që Insurance Institute for Highway Safety e ka vlerësuar si më të sigurtit të treg, derisa prapa nuk ka mbetur as Hyundai.


Simulimeve të këtij instituti i është nënshtruar edhe Toyota RAV4, duke marrë notat më të larta, për sigurinë në rast të ndonjë përplasjeje. Bazuar në vlerësimet që janë bërë, RAV4 është bërë zyrtarisht vetura që ofron sigurinë më të lartë, që mund të blihet në treg.

Të pranishmit që ndodhen brenda Toyota RAV4, do të shpëtonin me lëndime shumë të lehta edhe në rastet kur aksidenti të jetë i konsiderueshëm. Megjithatë, shoferëve iu kërkohet të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të jenë të fokusuar gjithnjë, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë. /Telegrafi/