LAJMI I FUNDIT:

Toyota Land Cruiser nuk pritet të largohet, mund të kthehet në një hibrid modern

Toyota Land Cruiser nuk pritet të largohet, mund të kthehet në një hibrid modern

Ky SUV i fuqishëm nuk do të largohet nga prodhimi, vetëm do të ndryshohet që t’i përshtatet makinave të kësaj kohe

Megjithëse janë bërë dhjetë vite që kur doli në treg, Toyota Land Cruiser vazhdon të jetë shumë i kërkuar, madje shitjet e kësaj veture gjatë vitit të kaluar janë rritur për dhjetë për qind, transmeton Telegrafi.


Por, përkundër kërkesës së shtuar, është thënë se do të largohet përfundimisht nga prodhimi, që të zëvendësohet me një tjetër, për shkak se është vjetruar.

Sipas Best Car Web kjo nuk do të ndodhë, pasi ky SUV nuk pritet të largohet, por të kthehet në një hibrid modern dhe shumë më të përshtatshëm.

Burime të këtij mediumi, bëjnë të ditur se motori me 3.5 litra, do të ndryshohet me një tjetër që ka 4.6 litra dhe me anë të motorit tjetër elektrik, të nxjerrë së bashku 381 kuaj fuqi.

Në të njëjtën kohë, pritet t’i vendoset platforma TNGA, që është më e lehtë, duke ia lehtësuar shumë peshën në krahasim me paraardhësin. Dizajni nuk pritet të pësojë ndonjë ndryshim të dukshëm, vetëm se grilli pritet të jetë i ngjashëm me atë të Toyota Corolla.

Versioni ri i Toyota Land Cruiser pritet t’i ketë tri radhë ulësesh, që i mundësojnë akomodimin e tetë personave, në rehati shumë të mirë. /Telegrafi/