LAJMI I FUNDIT:

Toyota ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë Avalon i ri (Foto)

Toyota ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë Avalon i ri (Foto)

Avalon i ri do të ketë çmim fillestar prej 29,739 eurove, pa përfshirë transportin

Pas prezantimit që iu bë në fillim të vitit në North American International në Detroit, Toyota ka bërë të ditur edhe çmimin që do ta ketë kjo makinë, transmeton Telegrafi.


Gjenerata e gjashtë e modelit Avalon, ka motor 3.5-litra V6, si dhe mundësi të motorit hibrid.

Kur të arrijë në sallone gjatë vitit që vjen, XLE V6 Avalon 2019, do të ketë çmim fillestar prej 29,739 eurove, pa përfshirë transportin. Për versionin hibrid, kërkohet të paguhen edhe 800 euro.

Meqenëse vjen në katër variante, për secilën çmimet janë të ndryshme. Modeli XSE kushton 31,785 euro, ndërsa për edicionin e limituar duhet paguar 34,890 euro. Në maje të listës qëndron Toyota Avalon Tourin, që kushton 35,275 euro.

Të gjitha modelet prodhojnë nga 301 kuajfuqi, ndërsa kanë tetë shpejtësi automatike.

Me nga dhjetë air-bag, në këto vetura është integruar edhe Star Safety Sistem që përfshinë kontrollin e stabilitetit, kontrollin e tërheqjes, frenat elektronik dhe asistues, ABS dhe teknologjinë e zgjuar të ndaljes.

Kamerat e shumta dhe radarët, reagojnë para se të ndodhë ndonjë prekje e lehtë apo përplasje, kur në afërsi ka njerëz apo objekte të mëdha. /Telegrafi/