LAJMI I FUNDIT:

Toyota GR Yaris i modifikuar më i shpejtë sesa Nissan GT-R Nismo – maten forcat në pistën Tsukuba të Japonisë

Toyota GR Yaris i modifikuar më i shpejtë sesa Nissan GT-R Nismo – maten forcat në pistën Tsukuba të Japonisë

Toyota GR Yaris ka “aftësi” të jashtëzakonshme në pistë, e kur bëhet fjalë për një njësi të modifikuar – rezultatet janë në një nivel tjetër.

Kjo veturë e modifikuar në pistën e njohur japoneze Tsukuba ka kryer garën për 58,573 sekonda, që do të thotë se ishte për 0,788 sekonda më i shpejtë sesa koha zyrtare e Nissan GT-R Nismo, që të njëjtën gjë e bëri në këtë pistë në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Për specifikat e Yarisit të modifikuar nuk ka shumë detaje, por ajo çfarë dihet se pas këtij modifikimi zhvillon 87 kuaj-fuqi më shumë, pra në total 335 – duke përdorur goma 264 mm.

GR Yaris është më i lehtë sesa GT-R Nismo dhe atë për 503 kilogramë, por ka tre cilindra më pak. /Telegrafi/