Toyota Century që kushton afro 200 mijë euro, shumë më luksoz se çdo Lexus deri më tani (Foto)
Limuzinë luksoze për t’i vozitur ata që kërkojnë më të mirën nga një veturë, si dhe pjesëtarët e familjes mbretërore japoneze
Kjo mund të jetë limuzina, me të cilën Toyota ia kalon me luks të gjitha modeleve nga Lexus, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi japonez, është duke investuar që ta ndryshojë këtë makinë, për ta bërë më të veçantën në industrinë e automobilizmit.
Gjenerata e tretë e Century, që vjen pas modelit që ka kryesuar tregun japonez për 21 vjet, do të jetë shumë i gjerë dhe me teknologji të latë. Me 5.3 metra gjatësi, është për shtatë centimetra më i gjatë se modeli i tanishëm, kurse dhjetë centimetra më e gjatë se Lexus LS.
Kjo do të thotë se ka më shumë hapësirë për këmbë, për ata që e kërkojnë më të mirën nga një makinë, ministrat e qeverisë, apo pjesëtarët e familjes mbretërore japoneze, që do t’i vozitë shoferi në këtë limuzinë me shumë stil.
Kjo makinë do të jetë hibride, me motorin 5.0-litra V8 që do të prodhojë 381 kuajfuqi, si dhe atë me rrymë që nxjerrë deri në 224 njësi. Është i dizajnuar të punojë qetë dhe të lëvizë me lehtësi, pothuajse pa u dëgjuar aspak. Punimi elegant i trupit, është i lyer me shtatë shtresa, që i japin përfundimeve pamje si në pasqyrë.
Listës së gjatë të karakteristikave, që do t’i ketë Century janë pjesët për t’i shtrirë këmbët, ekranet me 20 inç, si dhe ekranet e ndjeshme në prejke, me anë të së cilave mund të kontrollohet klima, muzika dhe perdet automatike.
Për t’i dhënë kapak tërë kësaj, tavani është i punuar me motive me tela, duke e bërë shumë më të veçantë se ai te Rolls-Royce. Mirëpo, mos pritni që kjo limuzinë të arrijë lirë, pasi është bërë e ditur se do të kushtojë afro 200 mijë euro.
Çmimi i lartë, nuk besohet se do të jetë problem, pasi Toyota pret që të shet vetëm në Japoni, nga 50 njësi për çdo muaj. Me anë të një videoje të postuar, Toyota ka dashur të tregojë kujdesin me të cilin do të punohet ky model. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki
"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore
Lamborghini përditëson logon
Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen
Limuzina elektrike e Mercedes mund të ketë mbi 1.400 kuaj-fuqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes