LAJMI I FUNDIT:

Toyota Avalon është e vetmja veturë e madhe jo luksoze, me vlerësimin më të lartë për siguri (Video)

Toyota Avalon është e vetmja veturë e madhe jo luksoze, me vlerësimin më të lartë për siguri (Video)

Vlerësohet me ‘Top Safety Pick +’ që është vlerësimi më i lartë nga ekspertët

Makinat e reja, janë më të sigurta se kurrë më parë, fal rregullave rigoroze nga qeveria, transmeton Telegrafi.


Ky është lajm i mirë për të gjithë, por jo edhe për prodhuesit e makinave, që duhet të punojnë sa më shumë që të kalojnë testin e përplasjes dhe e kanë shumë të vështirë për të arritur pikët maksimale.

Insurance Institute for Highway Safety realizoi së fundmi disa testime agresive, të cilat nxorën rezultate mjaft të pa pritshme. Në fakt, është vetëm një veturë e madhe jo luksoze, që ka marrë vlerësimin Top Safety Pick + për siguri maksimale.

Gjatë testimit të kryer në shtator, Toyota Avalon është vlerësuar me siguri të ‘Mirë’ në të gjitha kategoritë e testeve të përplasjeve, përfshirë këndin e ngushtë, anësoret dhe pjesën e pasagjerëve, pjesën e përparme, tavanin, sigurinë e kokës dhe karrigeve.

Për shmangien nga përplasja, meritoi çmimin ‘Superior’ për çfarë iu nda edhe plusi, që është shumë i rëndësishëm në këtë kategorizim.

Modeli Avalon, ka marrë vlerësime maksimale edhe gjatë viteve të kaluara, por gjenerata e pestë u bë pjesë e të gjitha testimeve, duke u vlerësuar si makina jo luksoze, më e sigurt për vozitje. /Telegrafi/