LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami konsideron një tjetër përpjekje për të nënshkruar me Conten

Tottenhami konsideron një tjetër përpjekje për të nënshkruar me Conten

Tottenham Hotspur thuhet se po mendon të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me ish-trajnerin e Interit dhe Juventusit, Antonio Conte.

Ish-lojtari i Italisë ka qenë i lidhur me punën e Manchester United javët e fundit dhe thuhet se ishte në dispozicion për të pranuar punën e gjigantëve anglezë.

Por, Ole Gunnar Solskjaer i ‘bleu’ vetes më shumë kohë në krye të ekipit me një fitore 3-0 ndaj Spurs të shtunën, duke forcuar pozicionin e tij në Old Trafford.


Berbatov këshillon Unitedin: Conte ka gjithçka që duhet për ta rikthyer ekipin te trofetë
Lexo po ashtu Berbatov këshillon Unitedin: Conte ka gjithçka që duhet për ta rikthyer ekipin te trofetë

Megjithatë, kjo ushtron më shumë presion mbi Nuno Espirito Santo, i cili ka luftuar për të bindur te Tottenham.

Sipas mediumit SportItalia, klubi londinez po shqyrton opsionet për të zëvendësuar trajnerin portugez.

Nuno u transferua nga Wolverhampton Wanderers në Tottenham Hotspur këtë verë, por Spurs kishin kontaktuar fillimisht Conten.

Conte, i cili fitoi Scudetton me Interin sezonin e kaluar, i refuzoi Spurs gjatë verës, por pretendoi se nuk e refuzoi punën për arsye ekonomike.

Trajneri italian tha se projekti në Londër nuk e bindi, por SportItalia zbulon se Fabio Paratici po mendon të bëjë një përpjekje tjetër për të bindur Conte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori