Mbi 155.000 copë mjete piroteknike janë zbuluar këtë vit, që është tre herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar 2024, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Kjo është mirë në aspektin e aktivitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por keq në aspektin e sasisë së mjeteve të tilla në përdorim. Vetëm këtë muaj janë zbuluar edhe 30.000 copë të tjera, gjë që tregon se masat e intensifikuara po japin rezultate”, tha Toshkovski.


MPB, shtoi ai, vepron vazhdimisht, duke ndërmarrë masa represive, por edhe parandaluese.

“Duhet të rrisim ndërgjegjësimin tek qytetarët se piroteknika nuk është e nevojshme për një festë të mirë. Është veçanërisht e rrezikshme kur përdoret piroteknikë e patestuar ose e pakontrolluar, prandaj apelojmë të festohet pa to. E përsëris, këtë vit u zbuluan tre herë më shumë mjete piroteknike krahasuar me vitet e kaluara, që është një njohje e punës së pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Do të vazhdojmë me aktivitete të intensifikuara në periudhën e ardhshme, me theks parandalimin, veçanërisht në shkolla”, theksoi Toshkovski.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u dërgoi apel qytetarëve më 9 dhjetor, në të cilin u bën thirrje të përmbahen nga përdorimi i piroteknikës gjatë festave të Vitit të Ri.