Receta më poshtë ju tregon si të përgatisni një tortilë të mirë që do ju mbajë të ngopur me orë të tëra Nevojiten:- 3 lugë vaj;- 100 g qepë;- speca të freskët të gjelbër;- niseshte;- 400 g mish të bluar viçi;- 150 g spec të freskët të kuq;- djathë edamer;- speca të vegjël djegës;- kube mishi viçi për supë;- 240 g fasule të kuqe në konservë;- 300 g salcë domatesh;- kripë;- piper të bluar;- 8 tortilla të gatshme.Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e grirë derisa të skuqet. Shtoni mishin për supë dhe vazhdoni ta fërgoni.


Në fund shtoni fasulen e kulluar dhe misrin, pastaj disa lugë domate të pasuar dhe të gjithave qitni pak kripë dhe piper.

Në çdo tortilë qitni 2 lugë të kësaj shtese, qitni djathin e grirë në rende dhe lakojeni apo mbështilleni tortilën.

Radhisni në enë për pjekje të lyer me vaj, qitni sipër domaten dhe qitni djathin e mbetur.

Piqni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta.

Shërbejeni me sallatë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.