Është një nga ëmbëlsirat më të famshme që bëhet pa pjekje. Përgatitet shpejt dhe lehtë, ndërsa duhen vetëm rreth 30 minuta që të jetë gati.

Edhe pse është një tortë e thjeshtë, në tavolinë duket vërtet luksoze dhe shija e saj është e pabesueshme.

Përbëhet nga tre kremra shumë të shijshëm që kanë saktësisht të njëjtën bazë. Duke qenë se kremi bazë është identik, ajo që ndryshon janë përbërësit që i shtohen për shijen përfundimtare. Një krem është me aromë arre, një tjetër me aromë kokosi dhe i treti me shije biskotash.


Përbërësit

1 litër qumësht4 pudingë me vanilje300 g sheqer250 g gjalpë200 gr biskota të bluara200 gr kokos200 gr arra te bluara, krem pana për dekorim


Përgatitja

Gatuani katër pudingë me vanilje, por jo sipas udhëzimeve në paketim, por në 1 litër qumësht. Më pas ftohni pudingun dhe shtoni gjalpin e përzier me sheqer në shkumë.

Ndajeni përzierjen në tri pjesë. Në njërën pjesë shtoni kokosin, në të dytën arrat e bluara dhe në të tretën biskotat e bluara. Shtoni përbërës të mjaftueshëm për ta bërë pudingun të fortë sa të përhapet.

Në kallëpin e tortës, fillimisht vendosni krem me biskota, më pas krem me kokos dhe në fund me arra.

Pastaj dekorojeni tortën me krem pana ose çokollatë dhe fruta sipas dëshirës tuaj.

/Telegrafi/