LAJMI I FUNDIT:

Torres: SHBA-ja të marrë rol më të madh në bisedimet Kosovës – Serbi

Torres: SHBA-ja të marrë rol më të madh në bisedimet Kosovës – Serbi

Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai i bëri këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.


“Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve sepse mendoj që pa një rol të tillë të Shteteve të Bashkuara bisedimet kanë ngecur, kështu që është koha për Shtetet e Bashkuara të marrin një rol më të madh në këtë proces”, tha ai.

Tujte tha se Kosova e merton anëtarësimin në NATO.

“Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet kurrë dhe që Kosova të jetë e mbrojtur nga agresioni. Nuk ka siguri më të fortë kundër agresionit sesa anëtarësimi në NATO. Është një ombrellë sigurie që vetëm NATO-ja mund ta ofrojë. Kosova ka kohë që e ka merituar këtë”, u shpreh Torres.

Torres një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, në pranverën e këtij viti u shkroi presidentit amerikan Joe Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar se pas situatës së krijuar me agresionin rus në Ukrainë, Washingtoni duhet t’i ndihmojë Kosovës që të anëtarësohet në NATO.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori